“Dua të takohemi me Leicesterin dhe të hakmerrem për Ranierin” (FOTO)

Qendërmbrojtësi i Monacos, Andrea Raggi ka një arsye pse dëshiron të takohen me Leicester Cityn në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

16/03/2017 14:38

Qendërmbrojtësi i Monacos, Andrea Raggi dëshiron të takohen me Leicester Cityn në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, ai ka një arsye speciale për ballafaqimin me skuadrën kampione të Premierligës.

“Në çerekfinale dua të takohemi me Leicester Cityn për t’u hakmarrë për Ranierin”,deklaroi Raggi për “Radio Kiss Kiss”, përcjell “lajmi.net”.

“Ranieri më ka dërguar një mesazh të urimeve”, u shpreh ai, pas fitores së Monacos ndaj Manchester Cityt. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6