“Dua të bëhem trajner i Kombëtares U-19 apo U-21”

Dy humbje radhazi, ndaj Spanjës dhe ndaj një kundërshtari direkt si Izraeli, kanë bërë që Shqipëria të vihet në qendër të kritikave.

Sport

27/11/2016 12:01

Mirëpo, për njërin prej anëtarëve të stafit të Kombëtares, vetëm kjo e fundit mund të rëndojë disi, pasi Shqipëria ka qenë brenda logjikës dhe pritshmërive me ndeshjet e tjera që ka zhvilluar.

“Nuk kam biseduar, por normalisht që do të më pëlqente shumë që të drejtoja njërën prej këtyre dy skuadrave, U-19 apo U-21”, deklaroi Bogdani.

“Në përgjithësi, pas çdo ndeshjeje të Kombëtares, gjërat përjetohen shumë si për çdo fitore, ashtu edhe për ndeshjen me Izraelin që ne humbëm. Kjo ishte një sfidë përballë një rivali direkt dhe duhej që të merrnim rezultat pozitiv. Megjithatë, futbollit asnjëherë nuk i dihet. Aq më tepër që kjo ndeshje rrodhi shumë çuditshëm, sepse u ndëshkuam me dy kartonë të kuq e dy penallti kundra që na e vështirësuan shumë punën”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.