Drogba kthehet në Chelsea

Didier Drogba do të kthehet përfundimisht në Chelsea. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë shumë shpejt për një vit me klubin londinez dhe do ta vesh fanellën me numër 15.

Sport

21/07/2014 01:33

Ekzistojnë dashuri që nuk mbarojnë kurrë. E tillë është edhe ajo ndërmjet Chelseat dhe Didier Drogbas.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të rikthehet në Stamford Bridge pas tri vjetësh, aty ku la gjurmë dhe ku u bë një legjendë e gjallë.

Pasi u nda me Galatasarayn, veterani i sulmit është lojtar i lirë dhe Jose Mourinho dëshiron të punojë sërish me të, duke i propozuar të rikthehet në Londër.

Dhe, ish futbollisti i Olympique Marseilles nuk ka menduar dy herë. 36 vjeçari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare dhe pritet ta vesh fanellën me numrin 15.