Dribluesit më të mirë në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi e prinë listën sa i përket dribluesve më të mirë në Ligën e Kampionëve në këtë sezon, ndërsa Ronaldo nuk është as në mesin e 10 dribluesve më të mirë.

Sport

06/05/2015 16:18

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është lojtari që ka bërë më shumë driblimë në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, me 71 të tilla të kompletuara.

Në vendin e dytë është Eden Hazard me 51 driblime të kompletuara, edhe pse Chelsea është eliminuar nga Liga e Kampionëve që në fazën 1/8 e finales.

Lista:

10. Masuaku (Olympiacos) – 26 driblime të kompletuara

9. Neymar (Barcelona) – 28 driblime të kompletuara

8. Sanchez (Arsenal) – 29 driblime të kompletuara

7. Carrasco (Monaco) – 29 driblime të kompletuara

6. Moura (PSG) – 31 driblime të kompletuara

5. Hulk (Zenit) – 34 driblime të kompletuara

4. Isco (Real Madrid) – 36 driblime të kompletuara

3. Brahimi (Porto) – 42 driblime të kompletuara

2. Hazard (Chelsea) – 52 driblime të kompletuara

1. Messi (Barcelona) – 71 driblime të kompletuara