Driblimi magjik i Sanchezit

Alexis Sanchez i kushtoi Arsenalit rreth 32 milionë funte. Por, ylli kilian ka filluar ngadalë të arsyetojë çmimin e lartë të paguar për transferimin e tij nga Barcelona. Ai shënoi një gol dhe bëri një driblim fantastik kundër Besiktasit.

Sport

28/08/2014 00:55

Alexis Sanchez ka filluar të shfaq potencialin e tij në Arsenal. Ylli kilian iu bashkua gjigantit londinez më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Barcelona për rreth 32 milionë funte.

Dhe, të mërkurën mbrëma ai realizoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit, i mjaftueshëm për fitoren 1:0 ndaj Besiktasit e që e kualifikoi skuadrën e tij të re për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, përveç golit, Sanchez ra në sy edhe me një driblim magjik ku iu shmang tre futbollistëve të Besiktasit.