Drejtuesit e Barcelonës në Gjermani për Dembelen, ja vendimi i fundit (FOTO)

Ousmane Dembele do të zyrtarizohet te Barcelona gjatë kësaj jave.

Sport

21/08/2017 15:43

Sipas informacioneve të fundit nga “Le 10 Sport”, drejtori sportiv i katalunasve, Robert Fernandez, ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë.

Ai do të takohet me krerët e Borussia Dortmundit, për të gjetur akordin final, përcjellë “Lajmi.net”.

Klubi gjerman është i irrituar me sjelljen e futbollistit, i cili është rrebeluar duke mos dalë në stërvitje.

Barcës i ka mbetur vetëm akordi me Dortmundin, pasi që ka arritur paraprakisht marrëveshje me Dembelen. /Lajmi.net/

cats