Draxler: Ky është ylli i Gjermanisë në Botëror

"Ozil është lojtari ynë më kreativ. Ai do të jetë aty kur ne do të kemi nevojë për të na shpëtuar".

Sport

17/06/2018 09:46

Julian Draxler mendon që Mesut Ozil është “truri” i Gjermanisë.

Ai i doli në mbështetje turkut, pas akuzave të shumta në kohët e fundit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Zhurma për Ozil? Nuk është gjë e mirë, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm me aftësi fantastike teknike”, deklaroi Draxler.

“Ozil është lojtari ynë më kreativ. Ai do të jetë aty kur ne do të kemi nevojë për të na shpëtuar”.

“Meksika? Ata nuk e kanë mposhtur kurrë Gjermaninë, por është një turne i ri dhe historia nuk ka rëndësi. Shpresojmë ta vazhdojmë këtë traditë me Meksikën”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Rezultate imazhesh për Julian Draxler ozil germany