Dortmund vazhdon me fitore, mbanë distancën me Bayern

Borussia Dortmund ka shënuar fitore edhe në xhiron e 15-të të Bundesligës.

Sport

15/12/2018 20:26

Liderët kanë mposhtur skuadrën e Werder Bremen me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Paco Alcacer në minutën e 19‘ për 1:0.

Ishte vetëm minuta e 27’ kur Marco Reus shënoi për të dyfishuar epërsinë e Dortmund.

Goli i fundit i takimit u realizua në minutën e 35’ nga Max Kruse, por që nuk mjaftoi për skuadrën e Milot Rashicës.

Me këtë fitore Dortmund mbanë distancën në nëntë pikë me Bayern Munich. /Lajmi.net/