Dortmund humb edhe Gundoganin?

Pas largimit të Mario Gotzes në verën e vitit të kaluar dhe Robert Lewandowskit i cili do t’i bashkohet Bayern Munichut në fund të këtij sezoni, Borussia Dortmund rrezikon të humb një tjetër yll. Mesfushori Ilkay Gundogan ka insistuar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në klub pas spekulimeve se kërkohet…

Sport

15/01/2014 15:00

Pas largimit të Mario Gotzes në verën e vitit të kaluar dhe Robert Lewandowskit i cili do t’i bashkohet Bayern Munichut në fund të këtij sezoni, Borussia Dortmund rrezikon të humb një tjetër yll.

Mesfushori Ilkay Gundogan ka insistuar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në klub pas spekulimeve se kërkohet nga Real Madrid dhe Manchester United.

Kontrata e 23-vjeçarit me gjigantin gjerman do të skadojë në verën e vitit 2015 por Dortmund dëshiron që ai të mbetet në Signal Iduna Park.

Gundogan – i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim në shpinë – ka pranuar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. “Nuk kam marr ende një vendim final. Dortmund është klubi i parë me të cilin jam duke biseduar”, deklaroi Gundogan për Sport Bild.

“Së shpejti do të marr një vendim. Por, i mbaj opsionet e hapura. Dortmund nuk më ka vendosur një ultimatum. Jam duke u munduar të rikuperohem sa më parë dhe të kthehem në formën më të mirë”, u shpreh ai.