Do të befasohuni kur ta mësoni se pse Iniesta ka zgjedhur Kinën – Lajmi.net
Do të befasohuni kur ta mësoni se pse Iniesta ka zgjedhur Kinën
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 19:08, 16 April 2018
Andres Iniesta në më pak se një muaj feston ditëlindjen e 34-të, dhe kjo do të jetë ditëlindja e fundit që do ta festojë si lojtar i Barcelonës.

Edhe pse ai nuk ka treguar se ku do ta vazhdojë karrierën pas përfundimit të këtij sezoni, një deklaratë e tij pas fitores 2:1 ndaj Valenicas ka lënë shumë të kuptohet,.

“Unë tashmë e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen, unë u jam mirënjohës tifozëve për respektin që tregojnë, por kjo nuk do të ndryshojë vendimin tim”, ka deklaruar Iniesta.

Është e vështirë të gjesh se çfarë saktësisht ka dashur të thotë Iniesta me këtë deklaratë, kur dihet se vetëm gjashtë muaj më parë nënshkroi kontratë të “përjetshme” me Barcelonën.

Por, mediet në Spanjë kanë kuptuar se Iniesta do të vazhdojë karrierën në Superligën e Kinës, ku do të fitojë 30 milionë euro në sezon.

Flitet për dy skuadra që mund të nënshkruajnë për të, Tianjin Quanjian dhe Chongqing Dangdai.

E ndikim të madh sipas medieve në Spanjë në vendimin e Iniestas, është vera që ai kultivon.

Në kontratën që pretendohet që ka nënshkruar Iniesta, qëndron një klauzolë që i jep atij mbështetje për të futur në tregun e Kinës verën e tij.

Iniesta ka vreshta në qytetin e tij Fuentealbilli në një hapësirë prej 120 hektarëve./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO