Dita kur ‘mbreti’ braktisi futbollin

Në datën e sotme, para saktësisht 36 vjetësh, në pension shkoi një prej futbollistëve më të mirë i të gjitha kohërave, Edson Arantes do Nascimenti, i njohur shkurt si Pele. Braziliani të cilin e quanin mbret i futbollit, minutat e fundit të karrierës i kaloi në duelin miqësor mes dy klubeve ku u paraqit, Santos…

Sport

01/10/2013 13:15

Në datën e sotme, para saktësisht 36 vjetësh, në pension shkoi një prej futbollistëve më të mirë i të gjitha kohërave, Edson Arantes do Nascimenti, i njohur shkurt si Pele.

Braziliani të cilin e quanin mbret i futbollit, minutat e fundit të karrierës i kaloi në duelin miqësor mes dy klubeve ku u paraqit, Santos dhe Cosmos.

Pele, karrierën e tij si profesionist e filloi më 1956, si 15-vjeçar në Santos, ku debutoi në po të njëjtin vit, kundër Corinthiansit, kujt ia shënoi katër gola. Vetëm dy vjet më vonë, Pele fitoi Kampionatin botëror me Brazilin. Në finale kundër nikoqirit Suedisë, Pele shënoi dy herë.

Të njëjtin sukses e shijoi edhe katër vjet më vonë, kurse të tretin më 1970. Pele në karrierën e tij realizoi 1281 gola, kurse vetëm me Santosin shënoi 1000.

Interesant është statistika se Pele gjatë karrierës së tij realizoi 92 herë het-trik, kurse në gjashtë duele arriti të shënonte nga pesë gola.