Diego Costa, më afër Chelseat

Diego Costa duket se do ta lë Atletico Madridin gjatë verës. Sipas mediave të huaja, sulmuesi brazilian mund t’i bashkohet Chelseat nga sezoni i ardhshëm. Jose Mourinho është i çmendur pas përfaqësuesit spanjoll.

Sport

11/05/2014 12:25

Diego Costa i ka bërë valixhet gati dhe mund të largohet nga Atletico Madridi gjatë verës.

Për sulmuesin brazilian me pasaportë spanjolle, interesim të madh ka shfaqur Chelsea.

Sipas të së përditshmes, Metro, ekipi madrilen tashmë është në kërkom të zëvendësuesit të Costas dhe ai mund të jetë Bacca.

Jose Mourinho e ka kërkuar futbollisin qe disa javë, ndërsa tash Costa duket më afër se kurrë për t’u bërë Blues.

Ai po shkëlqen këtë sezon, duke e ndihmuar ekipin Los Colchoneros të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve, e gjithashtu të jetë shumë afër ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, pas një kohe të gjatë.