Di Maria fjalë të mira për tifozët e United

Angel Di Maria është duke kaluar kohë shumë të mira te skuadra e tij aktuale, Manchester United. Ai ka thënë se tifozët e kësaj skuadre janë të pabesueshëm.

Sport

05/10/2014 10:28

Di Maria ka lavdëruar tifozët e Manchester Unitedit, duke thënë se ata i japin një mikëpritje të ngrohtë atij në çdo sep të fushës.

“Të largohesh nga një skuadër si e Real Madridit dhe të transferohesh te Manchester United, është një gjë e cila të ndihmon të bësh progres të madh në karrierë”.

“Unë jam shumë i lumtur dhe i relaksuar në këtë vend. Kam një shtëpi dhe jam shumë i gëzuar”.

“Që nga dita e parë që erdha këtu, njerëzit treguan mikëpritje të nxehtë për mua në çdo cep të fushës. Ata më mbështesin në çdo korner, gjuajtje të lirë por edhe në ndonjë aksion të hapur. Çdo herë kur e kam topin në këmbë, e ndjejë se ata janë duke më mbështetur”, përfundoi argjentinasi.