lajmi.net

Dhuratë Speciale

Nëse fitorja kundër Arsenalit në Emirates Stadium nuk i mjaftoi Jose Mourinhos, menaxheri i Chelseas e përmbylli një mbrëmje pozitive duke u larguar nga fusha me fanellën e Mesut Ozilit. Mourinho vazhdoi bilancin e tij mbresëlënës kundër Arsene Wengerit – i pamposhtur në nëntë ndeshje kundër francezit – pasi Chelsea fitoi 2-0 ndaj Arsenalit, në…

Sport

30/10/2013 12:23

Nëse fitorja kundër Arsenalit në Emirates Stadium nuk i mjaftoi Jose Mourinhos, menaxheri i Chelseas e përmbylli një mbrëmje pozitive duke u larguar nga fusha me fanellën e Mesut Ozilit.

Mourinho vazhdoi bilancin e tij mbresëlënës kundër Arsene Wengerit – i pamposhtur në nëntë ndeshje kundër francezit – pasi Chelsea fitoi 2-0 ndaj Arsenalit, në kuadër të rrethit të katërt në Capital One Cup.

Ozil, i cili nënshkroi për Arsenalin gjatë afatit kalimtar të verës, u inkuadrua në lojë si rezervist në pjesën e dytë, luajti për Mourinhon në Real Madrid. Ozil tregoi se Mourinho i kishte dërguar një mesazh ‘Mirë se erdhe në Londër’, pas kompletimit të transferimit të tij në Arsenal në gusht.

Dhe, duket se reprezentuesi gjerman ende ka lidhje të veçantë me Special One, duke ia dhënë atij fanellën e tij pas vërshëllimës së fundit.

Ozil zëvendësoi Ryo Miyiachin pas një ore lojë në Emirates, por nuk bëri ndikim në duelin ku Chelsea fitoi me plot meritë.

Dhuratë speciale

Jose Mourinho vendosi t’u bëjë dhuratë futbollistëve të tij të Chelseas para duelit më Swindon Town në rrethin e tretë të Capital One Cup të martën. Pak para fillimit të ndeshjes, Special One i dhuroi rezervistëve të tij një televizor Samsung. Ekipi nga League One ia dhuroi televizorin Mourinhos pasi ndajnë sponsorin e njëjtë, por…

Sport

25/09/2013 12:20

Jose Mourinho vendosi t’u bëjë dhuratë futbollistëve të tij të Chelseas para duelit më Swindon Town në rrethin e tretë të Capital One Cup të martën.

Pak para fillimit të ndeshjes, Special One i dhuroi rezervistëve të tij një televizor Samsung. Ekipi nga League One ia dhuroi televizorin Mourinhos pasi ndajnë sponsorin e njëjtë, por duekt se atij nuk iu nevojit.

Mourinho u kthye tek bankina e tij, në drejtim të dyshes Andre Schurrle dhe Ramires duke ua dhënë televizorin, në rast se nuk u pëlqeu pamja nga aty ku ishin të ulur.

Ramires nuk pati rastin të përdor pajisjen e re sepse u inkuadrua në lojë në vend të Marco van Ginkelit të lënduar, dhe shënoi në pjesën e parë. Chelsea fitoi 2-0 dhe kaloi në rrethin e katërt.

LM