Dhunoi fizikisht të dashurën, Gjykata e Anglisë me dënim të çuditshëm për futbollistin e Liverpoolit

Flanagan e ka përplasur për mur atë dhe e ka goditur me shkelma, në mbrëmjen e 22 dhjetorit.

Sport

17/01/2018 17:57

Futbollisti i Liverpoolit, Jon Flanagan, është dënuar me 12 muaj punë në komunitet.

Ky dënim për futbollistin anglez erdhi për shkak se Flanagan e ka dhunuar fizikisht partneren e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

Flanagan e ka përplasur për mur atë dhe e ka goditur me shkelma, në mbrëmjen e 22 dhjetorit.

Puna në komunitet përfshinë 15 ditë aktivitet rehabilitimi, 40 orë punë të papaguar, 85 dollarë shpenzime dhe 85 dollarë shtesë për llogari të viktimës. /Lajmi.net/

Image result for jon flanagan