Detaje të reja nga kontrata e Ramsey me Juventus, fitime “marramendëse”

Raportimet e fundit nga mediet britanike dhe ato italiane bëjnë të ditur se marrëveshja mes Aaron Ramsey dhe Juventus është çështje e kryer.

Sport

17/01/2019 22:32

Pasi skadimi i kontratës tek Arsenal po afron, uellsiani është përkujdesur që kapitullin e ardhshëm në karrierën e tij ta vazhdojë në Serie A.

Ai ka zgjedhur kampionët në fuqi të Juventus për të arritur një marrëveshje, e kjo marrëveshje duket se do t’i sjellë atij fitime të mëdha.

Sipas “The Times”, Ramsey do të sigurojë rreth 300mijë funte për javë, në kontratën katër vjeçare me Juventus, transmeton lajmi.net.

Mesfushori i Arsenal ka zhvilluar bisedime të gjata me skuadrën londineze mirëpo nuk ka arritur të arrijë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Ai duket se këtë problem nuk e ka pasur edhe me skuadrën e Juventus, të cilët kanë përmbushur kërkesat e tij dhe pritet që të sigurojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/