Dështon Liverpooli, feston Nasri

Samir Nasri është gëzuar tej mase, pas barazimit që ia nxjerri Crystal Palace, Liverpoolit, duke ia hapur kështu rrugën Manchester Cityt të bëhet kampion i Anglisë.

Sport

06/05/2014 00:34

Samir Nasri ka qenë njeriu më i gëzuar në botë, kur e kuptoi se Crystal Palace e ndali Liverpoolin, me të cilin barazoi 3:3 të hënën mbrëma.

Me këtë rast, Manchester Cityt iu hap edhe më shumë rruga për t’u shpallur kampion i Anglisë, për herë të dytë brenda tri vjetësh.

Dhe, mesfushori francez i Citizens nuk ka pritur shumë, duke e postuar një shkrim në rrjetin social, Twitter.

“Çfarë loje, çfarë lige, të dua shumë Crystal Palace. Tash na takon neve ta bëjmë punën tonë”, ka shkruar ish futbollisti i Arsenalit.