Dështimi i vitit vjen nga Barcelona (FOTO)

Paco Alcacer po del të jetë një transferim totalisht i dështuar i Barcelonës.

Sport

29/09/2016 23:42

I transferuar për plot 35 milionë euro nga Valencia, Alcacer deri më tani nuk ka dëshmuar që vlenë aq.

“Fichajes.net” ka shkruar se tifozët e Barcelonës nuk besojnë fare në të, sidomos pas ndeshjes me Borussia Monchengladbach, kur preku topin e parë vetëm në minutën e 17-të, përcjellë “Lajmi.net”.

Barcelona e ka marrë atë për alternativë të treshes “MSN”, por Alcacer po dështon që në rastin e parë (pas lëndimit të Leo Messit) dhe në një klub si Barcelona, rasti i dytë mund të mos vije kurrë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.