Derbi pa gola

Atletico Madrid dhe Barcelona luajtën pa gola në Vicente Calderon në ballafaqimin e liderëve të La Ligës, në kuadër të xhiros së 19-të. Gerardo Martino befasoi duke e nisur duelin pa Lionel Messin dhe Neymarin të cilët e shikuan fillimin e takimit nga banka e rezervistëve. Mirëpo, ai i inkuadroi ata pas intervalit. Messi –…

Sport

11/01/2014 20:53

Atletico Madrid dhe Barcelona luajtën pa gola në Vicente Calderon në ballafaqimin e liderëve të La Ligës, në kuadër të xhiros së 19-të.

Gerardo Martino befasoi duke e nisur duelin pa Lionel Messin dhe Neymarin të cilët e shikuan fillimin e takimit nga banka e rezervistëve.

Mirëpo, ai i inkuadroi ata pas intervalit. Messi – i rikthyer së fundmi nga lëndimi – zuri vendin e mesfushorit Andres Iniesta, menjëherë pas intervalit, kurse Neymar u inkuadrua në lojë në vend të Alexis Sanchezit në minutën e 67’të.

Mirëpo, as argjentinasi e as braziliani nuk arritën ta udhëheqin gjigantin katalan drejt fitores, që në fakt ka mundur të jetë edhe e vendasve nëse Arda Turan dhe Diego Costa do të konkretizonin rastet që iu ofruan.

Me këtë barazim, Atletico dhe Barcelona vazhdojnë të kryesojnë së bashku në La Ligë, me nga 50 pikë me gjigantin katalan në pozitën e parë falë golaverazhit më të mirë.