Del në shitje BMW i8

Ju kujtohet modeli BMW i8 që ju treguam disa ditë më parë? Kjo veturë tani ka dalur në shitje në plazhin Pebble në Kaliforni, për $825,000.

Auto & Tek

18/08/2014 17:17

Pamja e jashtme e veturës, e përshtatur me fibra të karbonit dhe ngjyrë hiri dhe bagazh të punuar nga Louis Vuitton, ishin të mjaftueshme për të bindur një blerës që t’i shpenzojë $825,000 për këtë veturë sportive.

Ngjarja në plazhin Pebble bëri që vetura BMW i8 të shitet për herë të parë tek klientët e SHBA-së, përkundër faktit që kjo veturë debutoi pak më herët këtë vit, transmeton Lajmi.net.

Siç edhe kishim raportuar, pritja për ardhjen e këtij modeli ishte pak e gjatë, kështu që kjo shitje promovoi një veturë mjaftë të shtrenjtë për një blerës fatlum.