Deklarata emocionuese e trajnerit të Chapecoense gjashtë ditë para vdekjes në aeroplan

Trajneri i Chapecoense, Caio Junior kishte përmendur vdekjen në deklaratën e tij para ndeshjes finale në Copa Sudamerica.

Sport

29/11/2016 13:49

Caio Junior është një prej viktimave të tragjedisë së ekipit brazilian, Chapecoense.

Trajneri i ekipit në fakt kishte përmendur vdekjen në deklaratën e tij gjashtë ditë më parë.

Pasi skuadra e tij u kualifikua për në finale pas barazimeve 1:1 dhe 0:0 ndaj San Lorenzos, Caio kishte deklaruar: “Nëse sot vdes, do të vdes si njeri i lumtur”, përcjell “Lajmi.net”.

Sot, ai vdiq së bashku me pjesën më të madhe të skuadrës së tij.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.