Debati Messi apo Ronaldo, çifti rus bën “çmendurinë”

Debati se kush është më i mirë Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi ka çuar drejt divorcit një çift rusësh.

Sport

04/07/2018 20:24

Prej ditës së parë të Botërorit që ka filluar në Rusi, çifti me emrat Arsen dhe Ludmila, kishin filluar debatet mes tyre.

Gruaja duke marrë shkas nga penalltia që Messi humbi ndaj Islandës kishte nisur të kritikonte argjentinasin.

Pika kulmore arriti kur Argjentina siguroi kualifikimin nga grupet në ndeshjen me Nigerinë. Mes të dyve kishte shpërthyer një debat i madh, ku bashkëshorti thotë:

“Nuk u përmbajta dot dhe ia thashë ato që i mendoja për Ronaldon, ekipin kombëtar portugez dhe të gjitha klubet që asaj i pëlqejnë. Në fund i mblodha plaçkat dhe u largova përgjithmonë.”

Sipas “DailyMirror” të nesërmen Arsen ka shkuar në gjykatë dhe ka kërkuar divorcin gruas së tij.