De Vrij tregon se si e “zhduki” nga fusha Harry Kanen

Mbron e shënon. Por, di të japë edhe asiste. Si ai i djeshmi, për Vecinon, që vleu sa një gol.

Sport

19/09/2018 17:56

Në përfundim të ndeshjes, Stefan De Vrij u ndal për mikrofonat e “InterTV”, pas tri pikëve të fituara kundër Totenhemit në ndeshjen e debutimit në Champions:

“Pas një suksesi të tillë të pushton emocioni. Është një mbrëmje e paharrueshme: diçka e bukur të fitosh kështu, në frymën e fundit. Treguam karakter dhe arritëm të kthenim ndeshjen në favor në fund. Asisti im për Vesinon? Ndodhesha prapa, nuk e shihja portën dhe mendova ta hedh në zonë: për fat të mirë ndodhej atje!”.

“Harry Kane? E dija që ishte shumë i fortë edhe fizikisht. Por u mbrojtëm mirë, duke treguar pjekuri dhe soliditet. Arritëm t’u mbyllnim linjat e pasimeve duke u nisur edhe nga mesfusha: u vendosëm mirë në fushë, me pak fjalë”.

“Kjo mund të jetë kthesa, por duhet ta tregojmë edhe në kampionat: të shtunën na pret një ndeshje ndërlikuar në një fushë të vështirë (në fushën e Kaljarit), duhet të japim maksimumin”.