De Vrij, përforcimi i parë i epokës Van Gaal

Stefan de Vrij pritet të jetë përforcimi i parë i epokës Louis van Gaal tek Manchester United. Qendërmbrojtësi holandez do të jetë vetëm njëri nga lista e gjatë e përforcimeve të ‘Djajve të Kuq’ këtë verë.

Sport

20/07/2014 11:28

Përforcimi i parë i epokës Louis van Gaal tashmë është konfirmuar. Stefan de Vrij do të jetë lojtar i Manchester United, shkruan tabloidi britanik, Sunday Mirror.

De Vrij, qendërmbrojtës holandez, ka refuzuar të nënshkruar me Lazion sepse beson se shpejt mund t’i bashkohet trajnerit Van Gaal në Old Trafford.

22 vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e Feyenoord, ka shkëlqyer në Botërorin e fundit dhe gjiganti britanik i ka bërë gati 10 milionë funte për kartonin e tij.

De Vrij konsiderohet një alternativë perfekte për objektivin kryesor, Mats Hummels, i cili duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmund.

De Vrij ka kontratë vetëm edhe një vit me Feyenoordin, por pritet të largohet këtë verë. Ai aktualisht është në pushime dhe do të transferohet në Angli pasi t’i përfundojë ato.