De Laurentiis paralajmëron Real Madridin

Presidenti i Naplolit, Aurelio De Laurentiis, shpreson që skuadra e tij mund ta eliminojë Real Madridin.

Sport

12/12/2016 13:43

Në një intervistë për mediat italiane, ai ka thënë që dy ndeshjet do të jenë të bukura.

“Do të jetë shumë vështirë. Ne jemi gati për këtë sfidë. Do të luajmë gjithçka në “San Paolo”, do të jetë një nga ato ndeshjet që mbesin në histori. Jam shumë i lumtur”, deklaroi De Laurentiis, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndeshja e parë do të luhet në muajin shkurt, ndërsa ajo e kthimit në mars.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.