De Jong për Man Utd

Nigel de Jong mund të jetë përforcimi i ardhshëm në mesfushën e Manchester Unitedit. Anëtari i Milanit ka zgjuar interesim nga trajneri i njohur për të, Louis van Gaal.

Sport

06/08/2014 22:19

Manchester United ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesin e Nigel de Jong rreth mundësisë së transferimit të tij në Old Trafford me vlerë prej 8 milionë funte.

Sipas “Daily Mail”, reprezentuesi holandez mirëpret mundësinë e punës së sërishme me Louis van Gaalin dhe drejtuesit e gjigantit anglez tashmë kanë filluar përpjekjet e para për angazhimin e tij.

De Jong iu bashkua Milanit nga Manchester City në viti 2012 dhe është një prej futbollistëve tek të cilët llogaritë trajneri Filippo Inzaghi.

Mirëpo, joshja e rikthimit në Premierligë pa dyshim se do të jetë e madhe tek një futbollist që njihet mirë nga Van Gaal i cili e kishte titullar në Kombëtaren e Holandës në Kampionatin botëror.