De Boer “bombardon” Interin

Frank De Boer nuk ka kaluar aspak mirë në Itali te Interi.

Sport

09/01/2017 15:02

Ai i ka konsideruar tre muajt te zikaltërit, sikur një vit.

“Nuk jam lënduar, por s’doja të ikja në atë mënyrë. Ato tre muaj më janë diur si një vit. Shpenzova shumë energji dhe ishte shumë e vështirë”, deklaroi De Boer, përcjellë “lajmi.net”.

“Besoja që klubi do të më japë më shumë kohë, por nuk ndodhi ashtu. Pranova ofertën e Interit vetëm 10 ditë para fillimit të kampionatit dhe kush e kupton futbollin, e di se sa e vështirë ishte”, shtoi holandezi.

De Boer shtoi në fund se një tjetër aspekt në të cilin nuk u ambientua kurrsesi, ishte gjuha italiane.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6