De Biasit i ndodh diçka shumë e çuditshme në stërvitje para ndeshjes me Bosnjën

Vetëm 13 futbollistë ishin në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi në seancën e parë stërvitorë të Kombëtares shqiptare pas ndeshjes ndaj Italisë.

Sport

26/03/2017 10:55

Një ditë pas humbjes ndaj Azzurrëve ekipi kuqezi zbriti në fushën e Resortit Tropikal për të zhvilluar seancën e rrodhes stërvitore në mënyrë që të përgatisin sa më mirë ndeshjen miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës që do të luhet të martën në orën 18:00, në stadiumin Elbasan Arena.

Ashtu siç edhe pritej ishte një grup i cunguar futbollistësh në këtë seancë pasi trajneri De Biasi kishte lënë pushim, lojtarët që u aktivizuan titullarë në duelin e Renzo Barberas ndaj Italisë.

Në seancën e pasdites së kësaj të shtune pjesë e Shqipërisë ishte edhe mesfushori i Tiranës, Afrim Taku i cili ashtu si edhe Keidi Bare janë grumbulluar së fundmi nga trajneri për të zëvendësuar dy mesfushorët e larguar, Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6