De Biasi zgjedh klubin e ri

Giani De Biasi pritet të rikthehet në stol, pas shkarkimit tek Alavesi.

Sport

07/06/2018 09:47

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Giani De Biasi pritet të rikthehet në stol, pas shkarkimit tek Alavesi.

Për 61-vjeçarin ka mbërritur ofertë konkrete nga ekipi i Luganos në Zvicër. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, italiani është duke shqyrtuar ofertën dhe marrëveshja duket shumë pranë.

Pas suksesit historik me Shqipërinë, De Biasi do të kërkojë një tjetër sukses historik me skuadrën zvicerane.

Kujtojmë që në sezonin 2016-2017 kjo skuadër u drejtua nga ish-ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramexani, i cili arriti ta kualifikonte në kupat e Europës.