De Biasi: Për këtë arsye të çuditshme, nuk u bëra trajner i Italisë

Gianni De Biasi duket se ende e "vajton" faktin që nuk u bë trajner i Italisë.

Sport

23/03/2017 20:04

“Pesë vite më parë nuk do të pranoja kurrë se mund të qëndroja në pankinën e Shqipërisë për kaq shumë kohë, madje e kisha refuzuar më parë. Por më pas, në një hotel në Milano, drejtuesit kishin qenë kaq bindës sa pranova. Ajo që më propozoi Shqipëria në vitin 2011 ishte një sfidë e freskët, ashtu siç është ëndrra për Botërorin, edhe pse logjika thotë ndryshe”, rrëfen De Biasi.

“Sot mund të isha në vendin e Venturës. Të paktën shpresoja shumë që të isha, sidomos pas takimit me një drejtues të Federatës italiane të Futbollit (FIGC). Por papritur diçka ndryshoi dhe Ventura më parakaloi. Atë çfarë ndodhi e mësova më vonë në Como, kur presidenti i Federatës më tregoi se një person, një i vetëm, vendosi veton dhe unë nuk u bëra dot trajner i Italisë”, thotë De Biasi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6