De Biasi konfirmon largimin nga Shqipëria pas përfundimit të eliminatorëve

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin, ajo që ka bërë më shumë përshtypje në ato që tha Gianni De Biasi, ishte për çështjen e rinovimit me Shqipërinë.

Sport

10/06/2017 20:03

Ai u pyet nëse e mendon rinovimin e kontratës me Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të këtyre eliminatoreve dhe përgjigja ishte e shkurtër: “Jo”.

Megjithatë nuk është e qartë nëse me këtë përgjigje De Biasi ka dashur të thotë që është i përqendruar te ndeshja e radhës me Izraelit dhe jo te kontrata, apo nëse pas përfundimit të saj ai nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë.