De Biasi i del në mbrojtje Strakoshës

Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi, i ka dalë në mbrojtje portieri të ri të Lazios, Thomas Strakosha.

Sport

01/11/2018 12:18

Portieri i Shqipërisë ka qenë cak i kritikave këtë fillim sezon shkaku u paraqitjeve jo në nivelin si jemi mësuar ta shohim.

Por, De Biasi duke folur për formën e Strakoshës, ka thënë se portieri ri i Lazios ka nevojë për më shumë eksperiencë.

“Mendoj se Thomas Strakosha gjatë sezonit të kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, është një portier i madh, por ende i ri”, ka deklaruar De Biasi, përcjell ‘lajmi.net’.

“E kam parë që është përmirësuar shumë në lojën me këmbë, por, gjithsesi, ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe të fitojë më shumë eksperiencë.”/Lajmi.net/