De Biasi flet për rëndësinë që ka ndeshja me Italinë

Gianni De Biasi mendon se ndaj Italisë do të jetë një sfidë tejet e vështirë, por shpreson se Shqipëria do të marrë rezultat pozitiv

Sport

25/11/2016 21:50

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, nga Potenza në Itali ku u nderua me çmimin “Alfredo Mancinelli”, përsëriti edhe një herë se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje e veçantë, sidomos për të.

Megjithatë, ai thotë se do të bëjë më të mirën për të marrë një rezultat sa më pozitiv.

“Sfida me Italinë më 24 mars në Palermo, do të jetë një ndeshje mjaft e veçantë për mua dhe pastaj është mjaft e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit. Në këtë ndeshje ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirë”, ka deklaruar De Biasi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.