Dita e sportistëve kosovarë: Donjeta Sadiku, e artë në Hungari!

Donjeta ishte shumë më e mirë dhe në fund fitoi meçin.

Sport

10/02/2018 20:35

Donjeta Sadiku ka fituar turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan”, që po zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.

Ajo e mposhti kroaten Sara Behram, përcjellë “Lajmi.net”.

Donjeta ishte shumë më e mirë dhe në fund fitoi meçin.

Donjeta konfirmoi kështu se nuk është rastësisht nënkampione e botës në vitin 2015, kampione e Evropës më 2016 dhe nënkampione evropiane në vitin 2016, në konkurrencën e junioreve. /Lajmi.net/