Davor Shuker pyetet se a është më e mirë kjo Kroaci apo ajo e vitit 1998? Kjo është përgjigja e tij interesante

Kombëtarja e Kroacisë pas një fitore dramatike ndaj Rusisë ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Sport

08/07/2018 17:46

Kjo është vetëm hera e dytë që ekipi kroat në histori të tij arrin këtë sukses.

Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Kroacia e vitit 1998 në botërorin e Francës, ku në gjysmëfinale ishin mundur nga nikoqirit.

Kalimi në gjysmëfinale në botërorin e Rusisë, ka bërë që të hapet një debat nëse kjo Kroaci është më e mirë se ajo e vitit 1998.

Në këtë debat është përfshirë edhe golashënuesi më i mirë i botërorit të vitit 1998, Davor Shuker, që tani drejton Federatën e Futbollit të Kroacisë.

“Nuk e kuptova mirë pyetjen”, është përgjigjur Shuker, duke vazhduar të qesh pastaj, për të refuzuar të përgjigjet konkretisht në pyetjen./Lajmi.net/