Davide Astori, shkaku i rikthimit të Buffonit në Kombëtaren e Italisë

Legjenda e Kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon ka pranuar se është bashkuar me ekipin kombëtar pjesërisht për të nderuar ish bashkëlojtarin e tij, tashmë të ndjerin Davide Astori.

Sport

19/03/2018 18:31

31 vjeçari Astori më 4 mars ka ndërruar jetë papritur duke shokuar futbollin italian.

Veterani Buffon që vitin e kaluar veç ishte pensionuar nga ekipi kombëtar, ka ndjerë përgjegjësinë për të nderuar Astorin, gjë që e ka shtyrë ta pranojë festën e trajnerit Luigi Di Biagio për dy miqësoret e marsit, atë kundër Argjentinës dhe Anglisë.

“Ai është arsyeja pse jam këtu. Dua të jem i pranishëm dhe t’i përgjigjem kësaj ndjenje”, ka deklaruar Buffon, duke ia dedikuar Astorit rikthimin e tij në kombëtare./Lajmi.net/