David Trezeguet: Ky futbollist mund ta fitojë Topin e Artë (FOTO)

Davide Trezeguet beson se Paulo Dybala në të ardhmen mund ta fitojë Topin e Artë.

Sport

08/10/2017 19:28

Argjentinasi i talentuar ka trashëguar fanellën me numër 10 të Juventus, që në të kaluarën është mbajtur nga legjenda Alessandro Del Piero.

“Dybala mund ta fitojë Topin e Artë, pasi mendoj se ai po tregon karakterin e duhur”, ka deklaruar Trezeguet.

“Shpesh dëgjoj për krahasimet mes Dybala dhe Messit, mendoj se kjo është e rëndësishme për të, për ta ndihmuar që të rritet”./Lajmi.net/