David Luiz: Vlej më shumë se 50 milionë funte

Mbrojtësi i PSG-s David Luiz është i bindur se ai është njëri nga lojtarët më të mirë të botës dhe se kartoni i tij kushton më shumë se 50 milionë funte.

Sport

17/02/2015 13:30

David Luiz pa hezituar fare ka thënë se ai vlen më shumë se 50 milionë funte, pasi është njëri nga lojtarët më të mirë të botës.

“Mendoj se vlej më shumë se 50 milionë funte. Futbolli është biznis. Mua nuk më takon të flas për këto gjëra”.

“Puna ime është që ta tregoj vetën në fushë dhe të punoj sa për shumë për klubin”, tha David Luiz.

Mbrojtësi brazilian do të takohet sot kundër ish-skuadrës së tij, Chelseas, në kuadër të Ligës së Kampionëve.