Dashuria Katalane

Lionel Messi u rikthye nga lëndimi dhe e bëri këtë ashtu siç di më së miri. Pas dy muajsh mungese për shkak të lëndimit, ylli argjentinas i Barcelonës u paraqit si rezervist dhe luajti në gjysmë orën e fundit të takimit kundër Getafes në Copa del Rey dhe realizoi dy gola të shpejtë në fitoren…

Sport

09/01/2014 09:23

Lionel Messi u rikthye nga lëndimi dhe e bëri këtë ashtu siç di më së miri.

Pas dy muajsh mungese për shkak të lëndimit, ylli argjentinas i Barcelonës u paraqit si rezervist dhe luajti në gjysmë orën e fundit të takimit kundër Getafes në Copa del Rey dhe realizoi dy gola të shpejtë në fitoren 4:0.

Menjëherë pas takimit, ai ka konfirmuar dashurinë e tij për gjigantin katalan nga Nou Camp.

“Dëshira ime është të mbaj këtë fanellë përgjithmonë, nëse njerëzit vazhdojnë të më duan dhe të më dëshirojnë, synimi im është të përfundoj karrierën këtu”, deklaroi Messi.

Paris Saint-Germain është përmendur si i interesuar për transferimin e tij por Messi është i lumtur në Barcelonë.

“Kisha dëshirë të madhe për të luajtur për tu rikthyer. Përveç golave, gjithçka shkoi mirë, fizikisht ndihem mirë dhe nuk kam ndjerë dhimbje. Këta muaj mungese kanë qenë të vështirë, por tani dua të luftoj dhe të fitoj së bashku me bashkëlojtarët e mi”, përfundoi ai.