“Dashuria ime thotë se jam i nxehtë”

Cristiano Ronaldo ka pasur shumë arsye për festime gjatë viteve me Real Madridin, duke zbuluar se shpesh zgjedh të heqë fanellën e tij dhe shfaqur ashtu si e dashura, Georgina Rodriguez, e konsideron “një djalë të nxehtë”.

Sport

24/05/2018 14:17

Portreti i portugezit është i njohur për shumë gjëra, me një aftësi të padurueshme për të gjetur pjesën e prapme të rrjetës, ndoshta arma më mbresëlënëse e një arsenali të shquar. Duke shënuar 450 gola në vetëm 437 ndeshje për Real Madridin, 33-vjeçari ka krijuar mënyrën e tij unike për t’i njohur këto arritje.

Festimi i tij “Siiii” tani është përsëritur nga të rinjtë në mbarë botën, me Ronaldon shpesh duke zgjedhur ta shoqërojë kërcimin e tij me heqjen e fanellës, pavarësisht kërcënimit të dukshëm të marrjes së një kartoni të verdhë.

Por, ai duket se e ndjen nevojën për ta bërë këtë. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” i tha “El Chiringuito de Jugones”: “E dashura ime më thotë se jam një djalë i nxehtë”! Ylli i Real Madridit ishte i etur të theksonte se disa njerëz ende nuk e dinë se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet nga festimi: “Njerëzit ende nuk dinë si ta thonë këtë. Nuk është “Suuuuu”. Është “Siiii”.

Ronaldo tani e konsideron festën si pjesë e lojës së tij dhe pohon se nuk do të jetë në kërkim të ndryshimit të kësaj rruge, në çdo kohë. Përpara ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve me Liverpool, të shtunën, ai shtoi: “Është si flokët. Njerëzit thonë: Pse nuk i ke prerë flokët? Është një fatkeqësi. Por flokët e mi janë kështu natyrshëm, ju e dini. Më japin fat. Pse t’i pres tani, nëse ato janë duke më sjellë fat të mirë?”