Dardan Morina si “rrufeja”, e nokauton në raundin e tretë kundërshtarin

Kiksboksieri nga Kosova, Dardan Morina, ka mbrojtur me sukses për të 17-tën herë titullin e botës në WKU.

Sport

01/07/2017 21:31

Morina që mban 16 rrypa, mposhti me nokaut italianin Matteo Calzetta.

Kampionit të WKU-së, Dardan Morinas, i mjaftuan tre raunde për ta rrëzuar në tokë kundërshtarin e tij nga Italia.

Kujtojmë se kjo ishte lufta e radhës që Morina e përfundon para kohe./Lajmi.net/