Cuadrado e dëshiron transferimin te Chelsea

Anësori i Fiorentinës, Juan Cuadrado është duke e dëshiruar me ngulm të lartë transferimin e tij te skuadra angleze, Chelsea.

Sport

26/01/2015 21:56

Cuadrado si duket dëshiron të bëj një hap të madh në karrierën e tij, dhe sipas raportit të bërë nga Sky Sports, ai dëshiron të kalojë te Chelsea.

Bisedimet ndërmjet dy skuadrave janë duke vazhduar ende, edhe pse Fiorentina ka refuzuar ofertën e parë të Chelseas që is the 27 milionë euro.

Cuadrado sipas të gjitha gjasave në ditët e fundit të merkatos të janarit do të transferohet te Chelsea, pasi Mourinho është duke kërkuar një anësor të djathtë, me Ivanovicin i cili po dështon disa herë në këtë sezon.