Crvena Zvezda viziton Kosovën

Klubi i famshëm serb, Crvena Zvezda, do ta vizitojë përsëri Kosovën.

Sport

05/04/2016 17:08

Një gjë të tillë, Crvena Zvezda do ta bëjë më 18 maj, ku do të luajë në Graçanicë një ndeshje miqësore me ekipin nga ky vend.

Lajmin e ka bërë të ditur “Mozzartsport.com”, derisa paratë që do të fitohen nga shitja e biletave, do të dhurohen për bamirësi, përcjellë “Lajmi.net”.

Crvena Zvezda e ka vizituar Gracanicën edhe vitin e kaluar, ku ishte pritur me shumë entuziazëm nga serbët.