CR7 me dedikim special për golin e shënuar në finalen e Superkupës së Italisë

Cristiano Ronaldo është deklaruar i lumtur për golin e fitores të shënuar në triumfin e Juventusit ndaj Milanit në finalen e Superkupës së Italisë.

Sport

16/01/2019 21:50

‘Bianconerët’ e kanë nisur me fitore dhe trofe vitin 2019, duke e mundur 1:0 Milanin në finalen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Ishte goli i Cristiano Ronaldos i shënuar me kokë në minutën e 61’-të të ndeshjes që i solli fitoren Juventusit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, është shumë ngrohtë dhe e vështirë të luash në këto kushte”, ka deklaruar Ronaldo pas ndeshjes për Rai Sport, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne luajtëm mirë, krijuam shumë mundësi dhe padyshim që jam i lumtur që kam shënuar golin fitues”.

“Unë jam i lumtur, ishte qëllimi im që të filloja vitin 2019 me trofe, unë tash e kam titullin e parë me Juven dhe jam shumë i lumtur”.

“Golin ia dedikoj ekipit, familjes sime, miqve dhe të gjithëve në botë që duan Juven dhe Ronaldon”./Lajmi.net/