Coutinho në Barcelonë? Vjen reagimi i Gerrardit

Edhe Steven Gerrard ka folur për spekulimet e ditëve të fundit në lidhje me transferimin e Philippe Coutinhos te Barcelona.

Sport

09/08/2017 10:44

Gerrard që tani drejton akademinë e Liverpoolit, ka thënë se për lojtarët e Amerikës së Jugut, kalimi te Barcelona është një ëndërr.

“Kalimin te Barcelona lojtarët nga Amerika e Jugut e kanë ëndërr. E kam përjetuar dy herë këtë, me Mascheranon dhe Suarezin”, deklaroi Gerrard.

“Është një situatë e vështirë për klubin, shpresoj që Coutinho të qëndrojë, pasi klubi dëshiron qëndrimin e tij”./Lajmi.net/