“Çmendet” gjiganti evropian, ofron 500 mln euro për Neymarin

Manchester United nuk do të tolerojë një tjetër sezon pa titull të Premierligës vitin e ardhshëm.

Sport

12/01/2018 23:53

‘Djajtë e Kuq’ sipas ‘10sport’, janë të interesuar vendosin rekord të ri në tregun e transferimeve, me protagonistin e njëjtë, Neymar.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ do të ofrojë deri në 500 milionë euro për Neymarin, shumë kjo vërtetë e “çmendur”.

Përndryshe sot është raportuar edhe për një interesim të Real Madridit për Neymar, që mund t’i ofrojë PSG-së deri në 400 milionë euro.

Neymar verën e kaluar për 222 milionë euro u transferuar te PSG nga skuadra e Barcelonës./Lajmi.net/