Serbët e cilësojnë provokim mbështetjen që shqiptarët po ia bëjnë Zvicrës

Vendosja e flamujve të Zvicrës në Zhegër të Gjilanit i ka tronditur serbët.

Sport

22/06/2018 18:03

Përfaqësuesja e Zvicrës sonte në Kaliningrad të Rusisë takohet me Serbinë në kuadër të grupit E në Kupën e Botës.

Në Përfaqësuesen e Zvicrës këtë botëror luajnë edhe katër futbollistë shqiptarë, gjë që ka bërë që kudo që ka shqiptarë, ata të mbështeten masovikisht, sidomos në përballjen me Serbinë.

Në Zhegër të Gjilanit, në vendin e Xherdan Shaqirit, janë vendosur numër i madh i flamujve të Zvicrës në prag të ndeshjes me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Këta flamuj janë pritur si provokim nga mediet serbe.

“Banorët e fshatit Zhegër, që ndodhën në Gjilan të Kosovës po i provokojnë serbët në një mënyrë të turpshme para ndeshjes me Zvicrën”, shkruan e tronditur ‘Kurir’./Lajmi.net/