City ia plotëson një kërkesë të pazakontë tifozit për ndeshjen e shtyrë me Gladbachun

Prapaskenë interesante e ndeshjes Manchester City-Borussia Monchengladbach, e cila u shty për shkak të reshjeve.

Sport

14/09/2016 19:08

Mediat angleze shkruajnë që në mesin e shumë telefonatave që i ka marrë klubi i Cityt, një tifoz e ka pasur një kërkesë shumë interesante.

Duke qenë se e kishte blerë biletën për ta parë ndeshjen e së martës, ai i kërkoi klubit që t’ia mundësonte një biletë speciale për takimin e kthimit ndaj Gladbachut në Gjermani në nëntor, përcjellë “Lajmi.net”.

Klubi ka vendosur t’ia plotësojë kërkesën e pazakontë tifozit dhe ia ka rezervuar një biletë speciale atij.

Një gjest vërtetë i jashtëzakonshëm nga klubi i Cityt, i cili edhe pse nuk ka traditë të madhe, gjithsesi mbetet një shembull.

Sfida City-Gladbach është paraparë të zhvillohet sonte në ora 20:45.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4