City i jep leksion Milanit

Manchester City i ka dhënë leksion Milanit, të cilin e mposhti 5:1, në ndeshjen e vlefshme për turneun ‘Champions Cup 2014’, që po zhvillohet në SHBA.

Sport

28/07/2014 01:19

Manchester City e ka dërrmuar Milanin, duke e mposhtur me rezultat të thellë, 5:1, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të turneut ‘Champions Cup 2014’.

Citizens i kanë realizuar katër gola për 14 minuta. Serinë e golave e nisi Stevan Jovetic (12’), për të vazhduar më pas Scott Sinclair (14’), Jesus Navas (23’) e Iheanacho (26’).

Sulley Muntari e realizoi golin e nderit për Rossoneri në minutën e 42-të, kurse Stevan Jovetic e shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për ekipin e Manuel Pellegrinit në minutën e 53-të.