Cissokho mund të transferohet në Milan

Mbrojtësi i Liverpoolit, Aly Cissokho pritet të largohet nga Merseyside në fund të këtij sezoni, për t’iu bashkuar Milanit, transmeton Talksport. Futbollisti francez nuk ka impresionuar që kur iu bashkua ekipit nga Anfield Road, si huazim nga Valencia, ndërsa ish futbollisti i Olympique Lyonit është i vendosur t’i lë Reds këtë verë. 26 vjeçari i…

Sport

08/04/2014 08:30

Mbrojtësi i Liverpoolit, Aly Cissokho pritet të largohet nga Merseyside në fund të këtij sezoni, për t’iu bashkuar Milanit, transmeton Talksport.

Futbollisti francez nuk ka impresionuar që kur iu bashkua ekipit nga Anfield Road, si huazim nga Valencia, ndërsa ish futbollisti i Olympique Lyonit është i vendosur t’i lë Reds këtë verë.

26 vjeçari i ka zhvilluar 18 ndeshje me Reds, por menaxheri Brendan Rodgers nuk është i bindur sa duhet me kualitetin e mbrojtësit të majtë.

Kohë më parë, Milani ishte mjaft i interesuar për futbollistin, me të cilin kishte bërë parakontratë, por ajo ishte prishur pasi përfaqësuesi francez nuk i kaloi testet mjekësore.

Rossoneri janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut, pasi nuk janë të kënaqur me dyshen, Kevin Constant dhe Urby Emanuelson.